Barcelona në bisedime për transferimin e Haaland? Agjenti i lojtarit zbulon të vërtetën
Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin sulmuesin norvegjez me një transferim të mundshëm te Barcelona.
Në një intervistë për mediumin spanjoll El Chiringuito, Pimenta u përpoq të qartësonte situatën, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt mes palëve për një marrëveshje të mundshme.
Ajo shtoi se, pavarësisht respektit që Haaland dhe ekipi i tij kanë për klubin katalanas, nuk ekziston asnjë negociatë apo diskutim konkret.
“Shpesh kam thënë se kemi shumë respekt dhe admirim për Barcelonën, por nuk ka pasur asnjë kontakt, as me Erling Haalandin dhe as me drejtuesit e Barcelonës, në lidhje me ndonjë objektiv të mundshëm transferimi”, deklaroi ajo.
Spekulimet për një kalim të mundshëm të Haalandit në “Camp Nou” janë shtuar së fundmi, veçanërisht pas deklaratave të kandidatit për president të Barcelonës, Victor Font, i cili ka pohuar se do të përpiqet ta transferojë yllin norvegjez nëse fiton zgjedhjet në klub.
Megjithatë, Pimenta e bëri të qartë se aktualisht nuk ka asgjë konkrete për të diskutuar, duke theksuar se lojtari është plotësisht i përqendruar te klubi i tij aktual, Manchester City.
🚨 Erling Haaland’s agent Rafaela Pimenta plays down reports on Barcelona move suggested during the elections process.
“We have a lot of respect and admiration for Barcelona, but there hasn't been any contact whatsoever — with Erling Haaland or with Barcelona's management,… pic.twitter.com/O8Vfq9dTn8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 12, 2026
“Gjithashtu, sepse lojtari rinovoi kontratën e tij disa muaj më parë, ai është shumë i lumtur te Man City. Gjithçka po shkon shumë mirë për të dhe ne vërtet nuk kemi asgjë për të diskutuar rreth një transferimi kur gjithçka është kaq mirë te Man City”, përfundoi Pimenta.
Kontrata aktuale e Haalandit me Manchester Cityn zgjat deri në qershor të vitit 2034, çka i jep klubit anglez një pozicion shumë të fortë në rast se ndonjë klub tjetër tenton të hyjë në garë për shërbimet e tij në të ardhmen./Telegrafi/


