Please enter at least 3 characters.

Barcelona merr oferta për pesë lojtarë

2019/06/Barca-B.jpg
329:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 05: FC Barcelona players observe a moment of silence in memory of former FC Barcelona President Josep Lluis Nunez before the Copa del Rey fourth round second leg match between FC Barcelona and Cultural Leonesa at Camp Nou on December 05, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka marrë oferta për pesë lojtarë që tashmë janë në listën e largimeve dhe shumë shpejt mund të kemi largimin e tyre.

Klubi i madh katalunas është i etur të përforcojë edhe më shumë skuadrën pas dështimit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Por, për t'i arritur disa nga objektivat e tyre të shtrenjtë, klubit i duhet të shes disa nga lojtarët e panevojshëm.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona tashmë ka marrë oferta për pesë lojtarë: Malcom, Jasper Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Nelson Semedo.

Semedo dhe Malcom mund të largohen këtë verë (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ky medium pretendon se kampionët spanjollë janë duke pritur për të marrë një vendim për të ardhmen e secilit prej këtyre lojtarëve derisa të jetë e qartë nëse Philippe Coutinho do të qëndrojë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

Nuk ka pasur ende oferta për brazilianin, por Barça thuhet se është e prirur të shesë Coutinho gjatë sezonit, pasi ky lojtarë do t'i sillte më shumë para. /Telegrafi/