Please enter at least 3 characters.

Barcelona i kthehet fitores dhe kreut në La Liga pasi mposhtën Sevillan - Katalunasit janë gati për El Clasico   

2018/10/Barcelona-Sevilla.jpg
300:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 20: Phillipe Coutinho of Barcelona(2R) celebrates with Lionel Messi of FC Barcelona(L) after scoring his sides first goal during the La Liga match between FC Barcelona and Sevilla FC at Camp Nou on October 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar ndaj Sevillas me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde ka arritur të fitojë në Camp Nou ndaj Sevillas, duke iu rikthyer fitores pas katër ndeshjeve, ku pati tri barazime dhe një humbje.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi katalunasve, të cilët përveç dominimit në posedim dhe raste, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Coutinho duke festuar me Messin dhe Alban (Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë, ku Philippe Coutinho shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Lionel Messi.

Pas asistimit, Messi (12') gjeti edhe vet rrugën e golit duke shënuar një gol të bukur nga jashtë zona për epërsinë 2-0.

Momenti i golit nga Messi (Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ylli argjentinas ishte i pafat duke u lënduar në dorën e djathtë gjatë një dueli të lehtë me Franco Vazquez dhe u detyrua të largohet nga loja në minutën e 26-të.

Messi teksa ndjen dhimbje të mëdha në dorën e tij (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, ku të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga dy gola.

Barcelona arriti në minutën e 63-të të ngrit epërsinë në 3-0 me anë të Luis Suarez, i cili ishte i saktë nga penalltia, ndërsa Sevilla shënoi me anë të Pablo Sarabia (79') për 3-1.

Festa e Suarezit pas golit të shënuar (Photo by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Fundi i ndeshjes i sjelli edhe dy gola tjerë, ku Ivan Rakitic (88') shënoi një gol të bukur për 4-1, ndërsa Luis Muriel (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh veten në pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Sevilla renditet në vendin e tretë me 16 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët e presin në shtëpi Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit, ndërsa Sevilla e pret Huescan. /Telegrafi/

https://twitter.com/mediaculesgol10/status/1053722282957266944

https://twitter.com/goalstv77/status/1053745273086885894

https://twitter.com/goalstv77/status/1053748233556688896