Please enter at least 3 characters.

Barcelona e pret ofertën e Chelseat për Coutinhon

2019/05/GettyImages-1144649979.jpg
265:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - APRIL 23: Philippe Coutinho of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Deportivo Alaves and FC Barcelona at Estadio de Mendizorroza on April 23, 2019 in Vitoria-Gasteiz, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është duke pritur një ofertë nga Chelseat për transferimin e Philippe Coutinhos gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi Eden Hazard po kalon te Real Madridi.Goal mëson se edhe pse sulmuesi brazilian dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, disa lojtarë dhe anëtarë të bordit duan ta shesin atë me tu hapur afati i transferimeve.

Philippe Coutinho ka dështuar ta tregojë veten qysh nga arritja e tij në janar të vitit 2018 nga Liverpool për 150 milionë euro, andaj Barcelona nuk e ka në planet e tyre për sezonin e ri.

Eden Hazard (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Chelsea e di se tashmë Eden Hazard ka arritur marrëveshje me Real Madridin, ndërsa i duan 130 milionë euro nga shitja e tij edhe pse këta të fundit nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë.

Barcelona shpreson që nga shitja e Coutinhos t’i marrë së paku 110 milionë euro, por që duhet të pres se çfarë do të ndodhë me dënimin e skuadrës londineze për dy afate nga FIFA. /Telegrafi/