Please enter at least 3 characters.

Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit

2018/05/Iniesta-Barca.jpg
275:"BARCELONA, SPAIN - MAY 20: Andres Iniesta of FC Barcelona competes for the ball with Aritz Elustondo of Real Sociedad de Futbol during the La Liga match between Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on May 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0.

Blaugranët kanë arritur ta fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët menaxhuan gjithë takimin, por të dyja skuadrat patën nga një rast të mirë.

Iniesta luajti ndeshjen e fundit në Camp Nou (Getty Images)

Fillimisht ishte Ivan Rakitic (25') dhe pastaj Mikel Oyarzabal (30') që tentuan të gjejnë golin, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin dhe gjeti edhe golin e epërsisë.

Ishte Philippe Coutinho, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 57-të për të kaluar Barcelonën në epërsi 1-0.

Philippe Coutinho (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat patën edhe disa raste, por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe Barcelona fitoi me rezultat minimal.

Kështu, Barcelona përfundon sezonin në vendin e parë me plot 93 pikë, ndërsa Sociedadi në pozitën e 12-të me 49 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jxv6o