Please enter at least 3 characters.

Barcelona dorëzon ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka dorëzuar zyrtarisht ofertën e parë për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.

Pas kompletimit të transferimit të Anthony Gordon nga Newcastle United, Barcelonës është vërsul me të gjitha forcat për transferimin e Alvarezit nga Atletico.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona tashmë ka dërguar ofertën e parë zyrtare te klubi Los Colchoneros.

“Barcelona i dërgoi ofertën e parë zyrtare Atletico Madridit për Julian Alvarez me vlerë 100 milionë euro. Pa bonuse, pa lojtarë të përfshirë”.

“Atletico, nuk është i kënaqur me situatën gjatë 24 orëve të fundit - por Julian tashmë ka kërkuar të largohet", ka shkruar Romano.

Alvarez ka qenë gjithashtu në interes të kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së. Megjithatë, thuhet se ai ka ndërmend të bashkohet me Barcelonën. /Telegrafi/