Please enter at least 3 characters.

Barcelona detyrohet të shesë yje për Bastonin – lista e largimeve trondit tifozët

Barcelona raportohet se duhet të bëjë shitje të mëdha nëse dëshiron të realizojë transferimin e Alessandro Bastonit nga Interi.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Barcelona tashmë ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e mbrojtësit, ndërsa trajneri Hansi Flick thuhet se është një admirues i madh i tij.

Bastoni shihet si një përforcim ideal për shkak të qetësisë me topin dhe aftësisë për të luajtur në një vijë të lartë mbrojtjeje.

Lojtari raportohet se është i hapur për këtë lëvizje, që do të thotë se kushtet personale nuk pritet të jenë problem. Megjithatë, vlerësimi i Interit, që besohet të jetë mes 70 dhe 80 milionë euro, mbetet një pengesë e madhe për klubin katalanas.

Për të financuar marrëveshjen, Barcelona do të duhet të largojë disa lojtarë, me emra si Marc Casado, Alejandro Balde, Ferran Torres dhe Jules Kounde që përmenden si largime të mundshme.

Përpos Baldes dhe Koundes që shpesh luajnë si lojtarë titullarë, dyshja tjetër nuk shihen vetëm si zëvendësues andaj një largim i tyre nuk do ta pengonte Flickun.

Barcelona akutalisht është e fokusuar për përballjen ndaj Atletico Madridit në vikend, ku nevojiten vetëm pikët e plota për ta mbajtur vendin e parë si lider në La Liga./Telegrafi/