Please enter at least 3 characters.

Barca pret muajin korrik për të nënshkruar me Griezmannin, futbollistit pothuajse i përgjysmohet klauzola e largimit

2019/05/Griezmann1.jpg
288:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 27: Antoine Griezmann of Atletico de Madrid encourages his team during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Sociedad de Futbol at Wanda Metropolitano stadium on October 27, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi francez është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me klubin katalanas, i cili do ta shohë atë të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

E përditshmja sportive franceze, "L'Equipe" ka publikuar shkrime që përfaqësojnë marrëveshjen e mundshme mes sulmuesit francez dhe Barcelonës.

Lojtari raportohet se do të ketë një rrogë vjetore prej 17 milionë eurosh si pjesë e një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët e La Ligës.

Gjigantët katalunas aktualisht janë në "pole-position" për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit, ku thuhet se pjesa më e madhe e negociatave mes të dyja palëve kanë përfunduar verën e kaluar para se lojtari vendosi të qëndrojë në Madrid.

Në këmbim të marrëveshjes pesëvjeçare, 28-vjeçari do të shohë një reduktim të pagës për 6 milionë euro nga 23 sosh sa merr te Atletico Madrid.

Klauzola e lirimit të francezit, e cila aktualisht kap shifrat e 200 milionë eurove, do të bjerë në 120 nga 1 korriku.

Ndryshe, Griezmann deri më tani është paraqitur 179 raste për madrilenët dhe ka shënuar 94 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/