Please enter at least 3 characters.

Barça nuk heq dorë nga Bellerin

2017/06/bellerin.jpg

Barcelona refuzon të heqë dorë nga ndjekja e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Sipas The Sun, gjigantët katalanas mendohet se janë larguar nga interesimi i mbrojtësit të djathtë të Benficës, Nelson Semedo, duke i liruar udhën Manchester Unitedit.

Kjo pasi klubi portugez ka kërkuar shumë për 23-vjeçarin dhe kjo e ka larguar interesimin e Barcelonës.

Benfica ka goditur me një çmim prej 48 milionë funteve për shërbimet e Semedos.

Dhe kjo mund ta detyrojë Barcelonën që të shtojë përpjekjet e tyre për të fituar Bellerin nga Arsenali. /Telegrafi/