Please enter at least 3 characters.

Barça nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Realit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit

2019/02/Lionel-Messi-e1549489936113.jpg
294:"BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 06: Lionel Messi of FC Barcelona competes for the ball with Raphael Varane of Real Madrid CF during the Copa del Semi Final first leg match between Barcelona and Real Madrid at Nou Camp on February 06, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit mes Barcelonë dhe Real Madridit në Camp Nou përfundoi me rezultat 1-1.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, por ishin katalunasit që kontrolluan më shumë lojën duke mbajtur topin.

Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e gjashtë pasi Lucas Vazquez shënoi nga afër pas asistimit nga Karim Benzema.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim ishte Barça skuadra që kërkoi golin, por Ivan Rakitic (32') dhe Luis Suarez (35') nuk arritën të tundin rrjetën e portës së Keylor Navas.

Goli i barazimit u shënua nga Malcom në minutën e 57-të, braziliani shënoi bukur në zonën e rreptësisë.

Skuadra e Barcelonës pas golit të Malcom (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.

Fituesi me rezultat përfundimtar nga dy ndeshje do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Real Betis-Valencia. /Telegrafi/