Please enter at least 3 characters.

Barça fiton minimalisht ndeshjen e parë çerekfinale të LK-së ndaj Unitedit

2019/04/Suarez-e1554929579621.jpg
338:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 10: Luis Suarez of Barcelona celebrates his sides first goal, an own goal by Manchester United's Luke Shaw, during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Manchester United and FC Barcelona at Old Trafford on April 10, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona arriti të fitojë në Old Trafford me rezultat 0-1 ndaj Manchester Unitedit, ndeshja e parë e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mysafirët në këtë ndeshje ishin më të mirë, edhe pse ishte një ndeshje me pak raste serioze.

Barça kaloi në epërsi pasi Luke Shaw shënoi autogol në minutën e 12-të. Pas kësaj Djajtë e Kuq tentuan me Scott McTominay (29'), por gjuajti jashtë.

(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Philippe Coutinho rrezikoi seriozisht portën vendase, por nuk arriti të shënojë dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minuat e parë.

Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 65-të, por gjuajti jashtë portës. Në vazhdim nuk kishte ndonjë rast serioz nga të dy skuadrat.

Fred në tentim për të larguar topin nga Messi (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou më 16 prill. /Telegrafi/

https://twitter.com/Jony_Gunman/status/1116058903836602369