")
Please enter at least 3 characters.

Barca fiton derbin ndaj Espanyolit dhe forcon kreun e tabelës

2019/03/LionelMessiespa-e1553965755246.jpg
275:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 30: Lionel Messi of Barcelona celebrates with teammate Malcom after scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and RCD Espanyol at Camp Nou on March 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga kundër Espanyolit (2-0) që u zhvillua në Camp Nou.

Në derbin lokal, Balugranët patën rastet e tyre në gjysmën e parë, mirëpo nuk arritën të shënonin. Lionel Messi, Ivan Rakitic e Luis Suarez, ishin futbollistët që e rrezikuan portën kundërhstare, por pas 45 minutash rrjetat heshtën.

Vendasit vazhduan ta kërkonin golin në pjesën e dytë, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 72-të. Leo Messi goditi nga gjuajtja e lirë që shkoi si harkim për Victor Sanchez, i cili shënoi me kokë në portën e tij.

Momenti i golit të parë (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Superylli argjentinas e shënoi edhe golin e dytë në këtë takim (89'), falë asistimit nga Malcom, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Barcelona vazhdon kryesimin në tabelë me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid (që këtë xhiro luan kundër Deportivo Alaves)

Nga ana tjetër, Espanyoli është në vend të 14-të në tabelë me nëntë pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Barcelona udhëton te Villarreali, kurse Espanyoli është nikoqir i Getafes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7509nr

https://www.dailymotion.com/video/x750a7s