Barazohet seria finale në NBA, Golden State merr fitore në fushën e Torontos
03/06/2019
Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka treguar forcën në ndeshjen e dytë finale.
Warriors ishin mysafirë edhe në takimin e dytë në Kanada, ku arritën ta mposhtin Toronton me rezultat 104:109.
Në dy çerekët e parë të ndeshjes ishte skuadra vendase që kishte epërsinë, madje më e larta shkoi deri në 12 pikë, por kampionët në fuqi arritën ta shkrinin atë epërsi.
Klay Thompson ishte basketbollisti më efikas tek mysafirët me 25 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe fundori Stephen Curry me 23 pikë, ndërsa Dreymond Green shtoi 17 pikë të tjera.
Kawhi Leonard ishte më i miri në parket te vendasit me 34 pikë e 14 kërcime, por që nuk mjaftuan këto për fitoren e Raptors. /Telegrafi/


