Baptista do të qëndrojë te Roma
02/12/2009
Braziliani është paraqitur vetëm shtatë herë në Serie A këtë sezon dhe dy herë në Europa League, pasi që trajneri Claudio Ranieri preferon në sulm Mirko Vucinicin dhe Francesco Tottin.
“Shumë skuadra e duan atë, mirëpo ai mendon vetëm për Romën. Gazetat shkruajnë tituj, njerëzit flasin, mirëpo Julio dëshiron të ketë sukses me Romën... Ai është lojtar i Romës dhe i tillë do të mbetet”, ka thënë Menendez. /Telegrafi/


