Please enter at least 3 characters.

Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klodit dhe Elijonës

Foto: YouTube

Sonte (e diel) po mbahet një dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ndonëse në një ambient krejtësisht tjetër.

Ka qenë Hygerta Sako e para që shkoi drejt eventit ku po mbahet, duke ndarë emocionet përpara dasmës së Klodianit me Elijonën.

"Në fakt aq sa i kam parë, Klodi e ka marrë me shumë emocion siklet, ndoshta që nuk di shumë të kërcej. Elijona duket se po e shijon shumë përgatitjet për këtë dasmë", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tjetri që ndau emocionet e kësaj dasme ishte këngëtari Ardit Stafaj.

"Ka gjasa që do të ketë lot, gjithçka e pritshme, lot gëzimi. Se çka do të ndodh ngelet të shohim", tha ai.

Foto: YouTube

Pas Arditit, komente për dasmën bënë edhe motrat: Suanita e Aurora Rrusta.

"Po më duket si tamam dasmë. Elijona po e ndjen më shumë se sa për lojë. Do ta kundërshtoj martesën Benita, s'po besoj që e bën edhe pse nuk ja ndjen asaj", thanë ato mes tjerash.

Foto: YouTube

Londrim Mekaj gjithashtu ka dhënë një koment përpara dasmës së miqve të ngushtë.

"Po gëzohem se edhe pak me hile. Për jashtë nuk e di si e keni parë, kanë shumë shumë kimi, por jashtë nuk e di. Këtu janë çifti më i mirë dhe më perfektë", tha ai.

Foto: YouTube

Dolce gjithashtu ka folur për ceremoninë që po zhvillohet në Big Brother.

"Kam shumë emocione. Dua të shoh. Jam shumë kurioze", tha ajo.

Foto: YouTube

Ludo Lee ka qenë i radhës që ka shprehur mendimin e tij për dasmën Klodi-Elijona.

"Po ndihem shumë mirë. Shoh shumë realitet, ka shumë detaje. Si reagojnë, pjesë e lojës i shfrytëzoj edhe në të ardhmen", tha ai.

Foto: YouTube

Një tjetër konkurrent që ka dhënë mendimin e tij për dasmën ka qenë edhe Labinot Rexha.

"Ekstrem mirë. Jam i lumtur dhe sigurisht që martohet një shok i imi sonte, kemi pasur shumë konflikte po tani jemi shokë", tha ai.

Foto: YouTube

Benita Zena ndonëse jo edhe aq e lumtur dha deklaratat e saj para dasmës.

"Me emocione jam mirë, me thënë. Mendimi i parë, normal nuk jam ndjerë mirë se e kam pritur veten. Ju uroj suksese në dasmë. Kam qenë në mëdyshje të marrë pjesë, nuk e dija se është një ndjenjë. Vendosa se thash është jo-respekt ndaj publikut", tha ajo. /Telegrafi/

Foto: YouTube