Ban është pro zgjerimit të Këshillit të Sigurimit
30/11/2010
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ban tha se ekziston një pikëpamje dominuese në mes të vendeve anëtare të OKB-së se formati aktual prej 15 anëtareve të KS-së, pesë nga të cilat të përhershme dhe me të drejtë vetoje, duhet të reformohet.
Por, ai mohoi të specifikojë nëse shtetet si India duhet të marrin ulëse të përhershme, siç kishte sugjeruar se fundi presidenti amerikan, Barack Obama.
“Si sekretar i përgjithshëm, por edhe personalisht besoj se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjerohet dhe të reflektojë ndryshimin e situatës dhe të adresojë të gjitha sfidat e shekullit 21”. /Telegrafi/


