Please enter at least 3 characters.

Balotellli i nervozuar pas pjesës së parë se Nice pranoi tre gola në 18 minuta nga Marseille (Video)

2017/10/capture-20171002-103426.jpg

Nice humbi nga Marseille me rezultat 2-4 në Ligue 1.

Skuadra e Mario Balotellit ishte në epërsi 2-0, por në 18 minuta lojë mysafirët rikthyen rezultatin dhe shkuan në pushim me rezultat 2-3.

Kjo nuk i pëlqeu aspak sulmuesit italian, i cili reagoi ashpër teksa po ecte në tunelin e stadiumit.

“Tre gola në 10 minuta, tre gola në 10 minuta”, dëgjohet të thotë Mario, i cili ia vazhdon pastaj me një të sharë.

27-vjeçari ka shënuar pesë gola këtë sezon me Nicen në Ligue 1.

Balotelli tani ka shënuar 16 gola në 16 ndeshje për Nicen në kampionatin elitar francez.

Ndeshja e ardhshme e Nices është ndaj Montpellier. /Telegrafi/