Please enter at least 3 characters.

Balotelli gjithmonë i gatshëm për Italinë

2016/11/mariobalotelli51-e1479312581869.jpg

Mario Balotelli ka premtuar se do të jetë gjithmonë në dispozicion të Italisë, ndërsa tash e ka të qartë se të tjerët e meritojnë më shumë se ai ftesën.

Sulmuesi i Nice nuk ka luajtur për përfaqësuesen që nga Kampionati Botëror i vitit 2014, ndërsa më pas u ftua vetëm një herë nga Antonio Conte, kurse akoma nuk është ftuar nga Giampiero Ventura.

“E përsëris: Jam duke e pritur momentin e duhur. Nëse përzgjedhësi akoma nuk më ka ftuar, do të thotë se të tjerët e meritojnë më shumë se unë".

“Unë do të jem gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar”, është shprehur SuperMario për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/