Balkans Blockchain Summit 2026 drejt rekordit, mbi 1,800 regjistrime dhe interesim global në rritje
Balkans Blockchain Summit 2026 po vazhdon të konfirmohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e blockchain dhe kriptovalutave në rajon, me mbi 1,812 regjistrime të realizuara vetëm disa javë para mbajtjes së eventit në Prishtinë. Ky ritëm i hershëm i aplikimeve reflekton një interesim dukshëm më të lartë krahasuar me edicionet e kaluara, duke treguar qartë se eventi po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe po tërheq vëmendje përtej kufijve të Ballkanit.
Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit interesimi nuk po vjen vetëm nga rajoni, por gjithnjë e më shumë edhe nga pjesëmarrës ndërkombëtarë, përfshirë profesionistë, investitorë dhe entuziastë të industrisë nga vende të ndryshme të botës. Kjo prani e zgjeruar ndërkombëtare po e pozicionon Balkans Blockchain Summit si një platformë që lidh komunitetin lokal me zhvillimet globale në Web3, duke krijuar hapësirë për bashkëpunime të reja dhe mundësi konkrete për pjesëmarrësit.
Pas një edicioni të suksesshëm në vitin 2025, ku eventi arriti të mbledhë mijëra pjesëmarrës dhe të fitojë vëmendje të konsiderueshme në industrinë globale, pritshmëritë për vitin 2026 janë edhe më të larta. Rikthimi i Binance si partner zyrtar për këtë edicion konsiderohet si një tregues i rëndësishëm i besimit dhe vazhdimësisë, duke forcuar më tej kredibilitetin dhe ndikimin ndërkombëtar të eventit.
Një tjetër element që po tërheq vëmendje këtë vit është edhe organizimi i shpërblimeve me vlerë deri në 10,000 dollarë, të cilat synojnë të angazhojnë komunitetin dhe të krijojnë një eksperiencë më interaktive për pjesëmarrësit. Këto iniciativa, së bashku me programin e pasur të eventit dhe pjesëmarrjen e figurave të njohura të industrisë, po kontribuojnë në rritjen e interesimit dhe në përshpejtimin e ritmit të regjistrimeve.
Me një numër pjesëmarrësish që po rritet çdo ditë dhe me interesim që vazhdon të zgjerohet në nivel global, Balkans Blockchain Summit 2026pritet të arrijë një tjetër rekord këtë vit, duke e konsoliduar pozitën e tij si një nga eventet më të rëndësishme të këtij lloji në Evropë. Regjistrimet vazhdojnë të jenë të hapura, ndërsa organizatorët theksojnë se ritmi aktual i aplikimeve po tejkalon pritshmëritë fillestare dhe se kapacitetet mund të mbushen më herët se zakonisht.
Kujtojmë se Balkans Blockchain Summit 2026 do të mbahet më 23 dhe 24 maj në Klan Arena, në Prishtinë, duke pritur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës në një nga ngjarjet më të mëdha të Web3 në rajon. Regjistrimi për pjesëmarrje është falas dhe mund të bëhet përmes faqes zyrtare balkansbs.com


