Please enter at least 3 characters.

Bale: Nuk kam folur me Zidanen që nga finalja, nuk mund të them se ishim shokë të mirë

2019/02/GettyImages-846589266.jpg
319:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 13: Gareth Bale of Real Madrid and Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid embrace after he is subbed during the UEFA Champions League group H match between Real Madrid and APOEL Nikosia at Estadio Santiago Bernabeu on September 13, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, e ka pohuar se hera e fundit që ai ka biseduar me ish-trajnerin e tij Zinedine Zidane ishte gjatë finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Uellsiani ka folur për herë të patë për marrëdhënien e tij me trajnerin francez, i cili njoftoi largimin e tij nga Los Blancos disa ditë pas ndeshjes finale.

"Ai nuk fliste me mua për [largimin e tij] - ende nuk i kam folur me të pas largimit”.

Zinedine Zidane dhe Gareth Bale. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)

"Marrëdhënia jonë ishte e mirë, por nuk do të thosha se ishim shokë të mirë, pasi ishte vetëm një marrëdhënie normale profesionale".

29-vjeçari erdhi nga stoli në finale kundër Liverpoolit ku edhe shënoi dy herë dhe Madridi e fitoi ndeshjen.

"Nëse luani në finale, ju doni të shkoni në shtëpi me trofe, pa marrë parasysh se çfarë”.

Bale e Zidane, nuk kishin marrëdhënieje të mira në fund . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Unë u inatosa shumë që nuk e fillova ndeshjen, pasi unë doja të luaja dhe isha në formë shumë të mirë”

"Shënova pesë gola në katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe u ndjeva sikur e meritova të përfshihesha që nga fillim", ka thënë Bale për FourFourtwo. /Telegrafi/