Bahtiri në tubimin e Kurtit me aktivistët e Vetëvendosjes
Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, si dhe nënkryetar i AKR-së, ka marrë pjesë sot në shpalosjen e platformës së Albin Kurtit për kryetar të Vetëvendosjes, në Mitrovicë.
Kurti vetë ka njoftuar përmes Facebook për këtë tubim, ku ka postuar edhe disa fotografi, ku në njërën prej tyre shihet edhe Bahtiri.
Gjatë shpalosjes së platformës, Kurti ka thënë se në Mitrovicë ka pasur bisedë “të frytshme, me diskutim të gjerë mbi problemet dhe mundësitë shoqërore e organizative”.
Kurti me këtë rast është takuar me aktivistë të shumtë të Lëvizjes, me të cilët thotë se ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve të brendshme si dhe platformën e tij si kandidat për kryetar.
Kurti ndër të tjerash ka ripërsëritur njërën prej pikave kyçe të platformës, atë mbi barazinë gjinore.
Shkrimi i plotë i Kurtit në FacebookOrganizata jonë përballet me të njëjtat probleme që i përjeton edhe shoqëria jonë e gjerë. Ndër problemet më shqetësuese, është diskriminimi gjinor. Këtë problem nuk mund të pretendojmë ta zgjidhim në shoqëri, nëse nuk e zgjidhim në organizatë.Jam i vetëdijshëm se nuk ekzistojnë receta përfundimtare për zgjidhjen e këtij problemi, i cili ekziston edhe në vendet më të zhvilluara e të emancipuara të botës. Megjithatë, nuk mund të rrimë pasivë, si Lëvizje, ndaj fyerjes dhe abuzimit që nënkuptohet prej pabarazisë.Kosova nuk do të fitojë me Lëvizjen nëse Lëvizja nuk është e grave po aq sa e burrave, sepse edhe Kosova duhet të jetë e grave po aq sa e burrave.Hapa fillestarë, por urgjentë në këtë drejtim janë këto:


