Please enter at least 3 characters.

Baby G sjell pamje nga vendi ku po ndërtohet studioja e saj

2019/05/babygee_29417908_354382441722615_2524144574687870976_n-e1558461763916.jpg

Gordana Kingji apo siç njihet për publikun me emrin artistik, Baby G, është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Javë më parë ajo ka bërë të ditur se bashkë me të dashurin e saj do të hapin një studio në Tiranë. Kjo studio e tyre do të jetë mundësi e mirë edhe për artistët e rinj, të cilët dëshirojnë të punojnë me këngëtaren shqiptare.

Ndërkaq së fundmi, përmes disa postimeve të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Gordana tregon vendin ku po ndërtohet studioja dhe si do të duket.

"Jeni gati, e para prej më të mirave", ka shkruar ajo krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Ndër tjerash, Baby G së shpejti pritet të publikojë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me të dashurin . "It's me", mban titullin kënga e fundit me të cilën bëri edhe rikthimin në skenë pas një pauze të gjatë.

Theksojmë se këngëtarja shqiptare për herë të parë prezantoi të dashurin e saj për Ditën e të Dashuruarve. /Telegrafi/