Please enter at least 3 characters.

Babai i Zaniolos tregon se si djali i tij ishte një hap afër kalimit te Juventusi

2019/01/Nicolo-Zaniolo-e1547045503572.jpg
251:"ROME, ITALY - DECEMBER 26: Nicolo' Zaniolo of AS Roma celebrates after scoring the team's third goal during the Serie A match between AS Roma and US Sassuolo at Stadio Olimpico on December 26, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Babai i Nicolo Zaniolos zbulon se mesfushori i Romës ishte shumë afër kalimit te Juventusit, para se t'i bashkohej Interit.

Igo tregon se Zonja e Vjetër ishte në mesin e skuadrave që kishin shfaqur interesim me djalin e tij, por në fund zikaltrit kishin befasuar të gjithë.

"Jo të gjithë e dinë se Nicolo ishte një hap larg Juventusit".

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Juventusi e ka ndjekur atë që nga sezoni 2016/17, së bashku me Kolnin dhe Villarrealin, të cilët kishin prezantuar ofertat, por që ato ishin refuzuar nga Virtus Entella".

"Marrëveshja me bardhezinjtë kishte arritur pranë finalizimit, por papritmas Interit u fut në garë me një ofertë në vlerë 1.8 milionë euro, e cila më pasi shkoi 3.5 milionë me bonuse", ka zbuluar babai i lojtarit.

Vlen të theksohet se Zaniolo cilësohet si një nga lojtarët me të ardhmen më të ndritur në Itali.

Ai iu bashkua Romës në verën e 2018 nga Interi, në marrëveshjen ku Radja Nainggolan kaloi në Milano. /Telegrafi/