Please enter at least 3 characters.

Avokati i quan qesharake arsyet se pse po mbahet në paraburgim 'Burdushi'

2018/11/21751726_287379468418618_7931757930263117387_n.jpg

Avokati i mjekut popullor, Hysri Peqanit - 'Burdushi', i arrestuar javën që shkoi, ka thënë që është e paarsyeshme që është arrestuar klienti i tij,  duke i cilësuar qesharake arsyet pse ai mbahet në paraburgim.

Avokati Asdren Hoxha ka thënë për 'T7' se katër veprat, për të cilat ngarkohet klienti i tij janë të lehta, për të cilat mund të dënohen edhe me gjobë.

Avokati gjithashtu ka bërë ankesë dhe, sipas tij,  shumë shpejt pritet lirimi i Peqanit.

Hoxha është deklaruar se ka vizituar klientin e tij në burgun e Prizrenit dhe thotë se ai ndihet i qetë kundrejt një padrejtësie që sipas tij iu është bërë.

Ndërkaq, për provat që janë konfiskuar thotë se nuk paraqesin argument për prokurorinë që të ngritet aktakuzë.