Please enter at least 3 characters.

Autobusi del nga rruga në Gramsh, një i vdekur dhe nëntë të plagosur

2021/07/1625920680_img4467.jpg

Një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga në Gramsh dhe për pasojë një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./tch/