Atletico Madrid - Slovan Bratislava në histori të Ligës së Kampionëve për një arsyeje shumë të veçantë
Atletico Madrid ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, pasi në Wanda Metropolitano ka triumfuar ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 3-1.
Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë për atë që u pa në fushë.
Atletico me këtë fitore u fut në mesin e skuadrave pretendente për t'u futur në mesin e tetë më të mirave, derisa Slovan Bratislava humbi gjitha gjasat për kualifikim pas gjashtë humbjeve në gjashtë ndeshjet e para.
Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve, gjendeshin në të njëjtën ndeshje dy djemtë në fushën e lojës në skuadrat që drejtoheshin nga baballarët e tyre.
Vladimir Weiss ishte në pankinën e Slovan dhe aktivizoi në këtë duel të birin, Vladimir Weiss Jr, në minutën e 84-t të ndeshjes.
Ndërkohë, Diego Simeone i kishte besuar nga minuta e parë në rreshtimin e Atleticos të birit, Giuliano Simeone , i cili luajti gjatë të 90 minutave të kësaj sfide. /Telegrafi/


