Atletico luan për fitore ndaj Portos – formacionet startuese
15/09/2021
Estadio Wanda Metropolitano është arena e përballjes ndërmjet Atletico Madridit dhe Portos në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Spanjës është favorit për të arkëtuar pikë të plota përballë ekipit portugez në ndeshje e Grupit B.
Trajnerët Diego Simeone dhe Sergio Conceicao i kanë zgjedhur skuadrat, me të cilat do ta fillojnë takimin.
Atletico starton me emra si Joa Felix dhe Luis Suarez në sulm.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Marcos Llorente, Felipe, Giménez, Hermoso, Carrasco; Koke, Kondogbia, Lemar; João Félix, Luis Suárez.Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; Corona, Pepe, Mbemba, Zaidu; Otávio, Grujic, Uribe, Luis Díaz; Toni Martínez, Taremi
/Telegrafi/


