Please enter at least 3 characters.

​ATK mbledh mbi 600 mijë euro borxhe nga 18 biznese

2017/05/Administrata-tatimore-e-kosoves-ATK-8-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura te 18 subjekte biznesore.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarrë procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë tatimpaguesit që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor.

Në periudhën e fundit janë ndërmarrë aktivitete të shumta për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë konfiskimi i pasurisë, që për herë të parë ka rezultuar në uljen e stokut të borxheve, thuhet në komunikatë.