Please enter at least 3 characters.

Atifete Jahjaga viziton doktor Fekri Feratin në SHBA: Historia e tij është frymëzim për të gjithë ne

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se në Erie të Pensilvanisë është pritur nga doktori Fekri Ferati.

Jahjaga, ka shkruar se "ai është një shembull tjetër i gjallë i forcës dhe këmbënguljes, vlera këto që na karaktarizojnë gjithë neve si popull".

"I detyruar të largohej nga Kosova në vitin 1999 si refugjat, Dr. Ferati arriti ta ndërtojë jetën e tij nga e para. Me shumë sakrifica dhe përkushtim, ai përfundoi studimet dhe sot udhëheq një nga organizatat think tank më të rëndësishme në rajon dhe përtej", ka pohuar ajo.

Mes tjerash, ajo shtoi se "përmes vizionit të tij, Dr. Ferati ka ndërtuar një hapësirë ku liderë nga mbarë bota takohen, diskutojnë dhe kërkojnë zgjidhje për sfidat që na presin. Historia e tij është frymëzim dhe kujtim se me punë, besim dhe përkushtim mund të arrijmë çdo gjë"./Telegrafi/