Please enter at least 3 characters.

Aston Villa i jep leksion Liverpoolit dhe ia merr pozitën e katërt në Ligën Premier

Aston Villa ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 37-të në Ligën Premier.

Villa zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 3-1.

Liverpooli e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi përmes Cody Gakpo, por pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Morgan Rogers që realizoi një supergol për ta zhbllokuar rezultatin pas asistimit të Digne (42’).

Liverpooli u këndell falë kapitenit Virgil van Dijk që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur së Dominik Szoboszlai (52’).

Sidoqoftë, vetëm pesë minuta më vonë – Ollie Watkins e riktheu epërsinë e Villas pas asistimit të Morgan Rogers (57’).

Edhe për golin e tretë u përkujdes sërish Watkins, që përfitoi nga një top i kthyer pas një goditje të Pau Torres (73’).

Goditjen finale Liverpoolit ia dha John McGinn që shënoi një eurogol pas asisitmit të Watkins (89’).

E tëra që bëri skuadra e Arne Slot, ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit falë Van Dijk (90+1').

Me këtë triumf, Aston Villa ngjitët në pozitën e katërt me 62 pikë, tre më shumë se Liverpooli./Telegrafi/