Please enter at least 3 characters.

Assadi dekreton “qeveri të re” me ministra të njëjtë

2016/03/Bash-al-Assad.jpg

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka lëshuar dekretin presidencial për formimin e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në prill.

Në krye të ministrive kryesore nuk ka pasur ndryshime, kështu që postet e tyre i kanë mbajtur ministri i Punëve të Jashtme dhe asaj të Brendshme, Valid Al Moalem dhe Ibrahim al Shar, si dhe ministri i Mbrojtjes, Fad Jasem al Freic.

Ministër i Ekonomisë dhe Tregtisë është emëruar ish guvernatori i Bankës Qendrore, Adib Majaleh.

Në Siri në prill janë mbajtur zgjedhjet në pjesët e vendit nën kontroll të forcave shtetërore. Opozita dhe fuqitë perëndimore i kanë cilësuar zgjedhjet për farsë.