Please enter at least 3 characters.

Asnjë majmun nuk mbijetoi nga djegia e kopshtit zoologjik në Gjermani

2020/01/skynews-germany-zoo-fire_4880484.jpg

Një kopsht zoologjik në gjermani ka konfirmuar se “frika e tyre më e keqe është bërë realitet” pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e majmunëve, duke mos lënë asnjë kafshë të mbijetuar.

Krefeld Zoo tha se punonjësit e saj janë në gjendje shoku pasi ndërtesa “u dogj”.

Mediat lokale raportojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët e Vitit të Ri. Kjo ende nuk është konfirmuar.

Kopshti zoologjik tha që Kopshti Gorilla aty pranë, i cili strehon gorillat e ultësirave perëndimore, nuk ishte djegur. /Telegrafi/