Please enter at least 3 characters.

Askush nuk pranon të luaj ndaj Rusisë, tani kundër del edhe Republika Çeke: Të gjithë kemi rënë dakord që mos të luajmë ndaj tyre, as në terren neutral

2022/02/ook-tsjechie-wil-niet-tegen-rusland-spelen-in-play-offs-voor-wk-in-qatar.jpg

Agresioni që Rusia po bën mbi Ukrainën ka bërë që sanksionet për këtë shtet të vijnë nga e gjithë bota në të gjitha sferat.

Kësisoj pas Kombëtares polake dhe asaj suedeze, edhe Kombëtarja e Republikës së Çekisë refuzon të luaj ndaj rusëve.

Ka qenë vet Federata e Futbollit të Çekisë që ka njoftuar për një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare.

Në njoftimin e federatës çeke thuhet se të gjithë anëtarit e stafit së bashku me lojtarët e ekipit kombëtar kanë marrë këtë vendim që mos të luajnë ndaj rusëve.

“Komiteti ekzekutiv i federatës çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord se nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral".

"Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhej në postimin e publikuar nga federata.

Rusia do të përballet me Poloninë në fazën e 'Play-Off'-it të Kupës së Botës, derisa dueli tjetër është Çeki-Suedi.

Por si kundërshtari i parë Polonia ashtu edhe dy kundërshtarët tjerë të mundshëm, Suedia e Çekia kanë refuzuar të luajnë ndaj rusëve. /Telegrafi/