ASGJË PËR TË FSHEHUR
21/04/2025
Poezi nga: Chavela VargasPërktheu: Maksim Rakipaj
Asgjë s’kam për të fshehur
s’kam asgjë përse të turpërohem.
S’kam qënë kurrë
brenda a jashtë dollapit.
Thjesht, kam qënë
atje ku duhej të isha,
në vendin tim:
ballëhapur para kujtdo,
e lirë, e lumtur.
E sikur të rilindesha
Chavela Vargas do të isha përsëri.


