Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën jodetyruese që kërkon armëpushim në Gaza
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.
Megjithatë, dy amendamente dështuan përpara votimit mbi rezolutën, që do të thotë se anëtarët u pyetën rreth formulimit të rezolutës siç u parashtrua fillimisht.
Me 153 deputetë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan u miratua rezoluta, raporton skynews.
Gjithashtu iu kërkua të gjitha palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar - veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve, transmeton Telegrafi.
Dhe pika e tretë e rezolutës kërkonte lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe qasje e lehtë në ndihmat humanitare.
Rezoluta kërkon lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.
Për dallim nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, këto të Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme - dhe asnjë vend nuk ka të drejtë vetoje, vetëm një shumicë e thjeshtë kërkohet që ajo të miratohet.
Ndryshe, rezolutat si kjo kanë vetëm peshë politike dhe pasqyron një pikëpamje globale. /Telegrafi/


