Asambleja e NATO-s në Tiranë, ja cilat rrugë do të bllokohen në datë 27 deri në 31 Maj
Në kuadër të mbajtjes për herë të parë të Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s në Tiranë, masat e sigurisë do të jenë të larta.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet "Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos"
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"
- Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin"
- Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia"
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II"
- Sheshi "Italia", Rruga përball Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"
- Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.
Policia njofton se të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve


