As në finale nuk mungojnë pëplasjet, Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë
Debatet mes katër finalistëve kanë vijuar me intensitet edhe në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Albania 5, ku tensionet mes tyre kanë dalë sërish në pah në momentet më vendimtare të spektaklit.
Rogerti dhe Miri janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale, duke hedhur akuza të ndërsjella për mënyrën se si është zhvilluar marrëdhënia dhe aleanca e tyre gjatë lojës.
Miri ka deklaruar se Rogerti ka përfituar nga miqësia e tyre për të arritur deri në finale, ndërsa Rogerti ka këmbëngulur se Miri nuk kishte më asnjë strategji në lojë.
Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.
Miri: Çfarë lojtari je ti?
Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.
Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.
Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.
Miri: S’ka nevojë.
Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.
Miri: Ia ke futur vetes.
Rogerti: Ty, jo vetes.
Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.
Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.
Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.
Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.
Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.
Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.
Rogerti: E pranoi.
Miri: Re në gropën që hape.
Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative. /Telegrafi/


