Please enter at least 3 characters.

Arta Dobroshi dekorohet me urdhrin 'Kalorëse e Arteve dhe Letrave'

2020/02/GettyImages-1178163332-e1582701104570.jpg
224:"ZURICH, SWITZERLAND - SEPTEMBER 30: Arta Dobroshi attends the "Drita" photo call during the 15th Zurich Film Festival at Kino Corso on September 30, 2019 in Zurich, Switzerland. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images for ZFF)
20:"Getty Images for ZFF

Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhrin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave".

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë. /KP

Arta Dobroshi (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for ZFF)