Please enter at least 3 characters.

Arsenali u detyrua ta paguajë 12.5 milionë euro Wengerin për prishjen e kontratës para kohe

2018/04/arsene-wenger.jpg
255:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - APRIL 15: Arsenal manager Arsene Wenger looks on during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal at St. James Park on April 15, 2018 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsene Wenger ka konfirmuar largimin në fund të sezonit prej skuadrës së Arsenalit.

Francezi 68-vjeçar kishte humbur mbështetjen e pronarit Stan Kroenke, i cili vendosi të veprojë përpara gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Wenger nuk dëshironte të largohej nga klubi që e donte tejet shumë, kështu që Gunners ishin të detyruar t'ia paguajnë pagën e kontratës, e cila i mbaronte vitin e ardhshëm.

Arsene Wenger (Getty Images)

Kjo i ka kushtuar skuadrën londineze hiq më pak se rreth 13 milionë euro, të cilat do t'i merr francezi me të përfunduar kampionati i Ligës Premier.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi e kanë falënderuar trajnerin, i cili pas një këmbëngulje të madhe i solli në Londër.

Arsenali me këtë veprim po dëshiron që t'i kthej tifozët në shkallët e stadiumit para përballjes së gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Atletico Madridit.

Theksojmë se Wenger për 22 vitet qëndrimi te londinezët ka fituar tre tituj të ligës elitare angleze dhe shtatë FA Cup. /Telegrafi/