Please enter at least 3 characters.

Arsenali po e paguan klauzolën e Manolas

2019/05/manolas.jpg
249:"ROME, ITALY - APRIL 10: Kostas Manolas of AS Roma celebrates the win after the UEFA Champions League Quarter Final Leg Two between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është duke tentuar ta përforcojë mbrojtjen gjatë këtij afati kalimtar, pas dështimit në këtë sezon që shkoi për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësit e Arsenalit në këtë sezon kanë pasur performanca zhgënjyese. Shkodran Mustafi, Sokratis Papastathopoulos, Laurent Koscielny dhe Rob Holding, lanë shumë për të dëshiruar.

Emery e di se skuadrës londineze i duhen mbrojtës më cilësorë për sezonin e ri, në mënyrë që ta rivalizojë Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titull.

Unai Emery (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Duke parë që rivalët nga Liga Premier janë përforcuar dukshëm në afatet e kaluara, trajneri spanjoll dëshiron ta transferojë Kostas Manolas nga Roma. Mbrojtësi grek ka kohë që është duke u lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, por Djajtë e Kuq kanë hequr dorë nga shërbimet e tij.

Manolas ka kontratë me Romën deri në vitin 2022, ndërsa klauzola e tij është 35 milionë euro. Arsenali është i gatshëm që ta paguajë shumën e kërkuar nga romakët, për ta transferuar në Emirates. /Telegrafi/