Please enter at least 3 characters.

Arsenali merr një pikë në udhëtim te Evertoni

2019/12/GettyImages-1195228155.jpg
232:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 21: Richarlison of Everton shoots during the Premier League match between Everton FC and Arsenal FC at Goodison Park on December 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka marrë një pikë në udhëtim te Evertoni në javën e 18-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi 0-0.

Toffes ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, pasi që tentuat disa herë të kalonin në epërsi, por vetëm një goditje e tyre përfundoi në kuadratin e portës.

Në anën tjetër, The Gunners edhe pse kishin posedimin e topit, nuk arritën të bënin asnjë gjuajtje në kornizë.

Everton vs Arsenal (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte më në favor të skuadrës londineze, pasi arritën ta shtonin edhe më shumë presionin në portën e vendasve.

Arsenali bëri tri gjuajtje në drejtim të portës, me anë të Pierre-Emerick  Aubameyang e Alexander Lacazettes, por pa suksese.

Everton vs Arsenal (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Kështu, të dy skuadrat u pajtuan në fund që të merrnin një pikë në këtë xhiro.

Arsenali aktualisht është në pozitën e nëntë me 23 pikë, gjersa në javën e 19-të do të takohet me Bournemouthin. /Telegrafi/