Please enter at least 3 characters.

Arsenali kërkon fitoren e radhës ndaj Bournemouth, formacionet zyrtare

2023/03/download-1.png

Arsenali do të përballet me Bournemouthin në kuadër të xhiros së 26-të në Ligën Premier.

Lideri aktual i Ligës Premier është në një seri të mirë me tre fitore radhazi, në anën tjetër mysafirët në këtë takim vijnë pas humbjes 1-4 nga Man City.

Topçinjtë kërkojnë fitoren e radhës në kampionat për ta mbajtur distancën me Cityn, në anën tjetër mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi në Emirates Stadium.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, ku mesfushori shqiptar Granit Xhaka këtë sfidë e nisë nga banka rezervë për Arsenalin.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:Ramsdale, Tomiyaso, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Odegaard, Vieira, Saka, Martinelli, Trossard.

Bournemouth: Neto, Stephens, Mepham, Solanke, Ouattara, Rothwell, Smith, Semenyo, Senesi, Billing, Zemura.

/Telegrafi/