Please enter at least 3 characters.

Arsenali hap bisedimet me Sevillan për N'Zonzin

2018/07/Steven-NZonzi.jpg
224:"PARIS, FRANCE - MAY 28: Steven N'Zonzi of France in action during the International Friendly match between France and Ireland at Stade de France on May 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra e madhe angleze, Arsenali ka hapur bisedimet e me klubin spanjoll, Sevilla, në lidhje me transferimin e francezit Steven N'Zonzi.

Topçinjtë kanë bërë ndryshime në krye të klubit duke zëvendësuar Arsene Wengerin me spanjollin Unai Emery.

Ardhja e Emeryt ka shtuar entuziazmin tek londinezët, të cilët kanë filluar edhe me transferime të reja për të kompletuar ekipin për sezonin e ri.

Sipas mediumit anglez Sky Sports, Arsenali ka hapur tashmë bisedimet me Sevillan lidhur me një marrëveshje të mundshme për N'Zonzi.

N’Zonzi gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij Lacazette (Getty Images)

Mesfushori francez ka qenë një objektiv i gjatë për Topçinjtë dhe mbetet në radarin e tyre edhe tani me Emeryn në krye.

Ai është aktualisht në detyrë të Kupës së Botës me kombëtaren franceze, por mund të jetë shtesë e madhe në verën e shumë ndryshimeve në Emirates Stadium.

Marrëveshja mes dy skuadrave mendohet se mund të bëhet në shifrat e 30-40 milionë eurove.

Një emër tjetër shumë i kërkuar tek londinezët e Veriut është edhe mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira. /Telegrafi/