Please enter at least 3 characters.

Arsenali e ka bërë prioritet Allegrin, por Marotta thotë se trajneri nuk largohet nga Juve

2018/03/MassimilianoAllegri9-1.jpg
249:"BERGAMO, ITALY - JANUARY 30: Juventus FC coach Massimiliano Allegri looks on before the TIM Cup match between Atalanta BC and Juventus at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on January 30, 2018 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, është i bindur se Massimiliano Allegri do të qëndrojë te Zonja e Vjetër për një kohë të gjatë dhe se ai nuk do të largohet në fund të sezonit.

Trajneri italian është bërë shënjestra kryesore e Arsenalit për ta zënë vendin e Arsene Wengerit, mirëpo Bianconerët nuk e kanë në plan ta lejojnë largimin e tij.

(Foto: Getty Images)

Ai është po ashtu edhe në listën e ngushtë të Chelseat, meqenëse krerët e klubit nuk janë të kënaqur me taktikat e Antonio Contes në Stamford Bridge.

Nga ana tjetër, në garë për të qëndron edhe Paris Saint-Germaini që pritet ta largojë Unai Emeryn për shkak të mungesës së suksesit në Ligën e Kampionëve.

Vet Allegri e ka hedhur poshtë mundësinë që ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, ndërkohë që edhe shefi i tij, Marotta, e ka thënë të njëjtën gjë.

(Foto: Getty Images)

"Allegri ka një kontratë me ne për shumë vite", ka deklaruar Marotta për ANSA.

"Raporti me të është i shkëlqyer, ne jemi akoma ndër klubet më të rëndësishme në botë dhe nuk ka arsye për largim, prandaj nuk kemi ndonjë problem", ka shtuar drejtori i Juves.

Allegri është trajner i Bianconerëve nga viti 2014. Me herët, ai e ka drejtuar Milanin (2010-2014), Cagliarin (2008–2010), Sassuolon (2007-2008) dhe disa klube tjera më të vogla në Itali. /Telegrafi/