Please enter at least 3 characters.

Arsenali duhet ta shesë Aubameyangun për blerjen e Zaha

2019/06/WilfredZaha.jpg
232:"LONDON, ENGLAND - MAY 12: Wilfried Zaha of Crystal Palace during the Premier League match between Crystal Palace and AFC Bournemouth at Selhurst Park on May 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ndoshta duhet ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun për të grumbulluar fonde për transferimin e Wilfried Zaha këtë verë.

Unai Emery pëlqen lojën e anësorit të Crystal Palace, i cili kaloi një tjetër sezon të mrekullueshëm në Ligën Premier.

Mirëpo, dështimi i Topçinjve për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve i kufizon fondet e shpenzimeve, ndërkohë që Arsenali do të luajë për të tretin vit rresht në Ligën e Evropës.

Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Buxheti i shpenzimeve në këtë afat kalimtar është vetëm 45 milionë funte (50 milionë euro) që është shumë e vogël për Zaha.

Sipas BBC, klubi londinez duhet të grumbullojë fonde duke shitur lojtar për t'i siguruar shërbimet e futbollistit 26 vjeçar.

Dhe mundësia më reale për ta arritur këtë është duke e shitur sulmuesin nga Gaboni, Aubameyang, i cili ishte njëri nga golashënuesit më të mirë në sezonin e kaluar në Ligën Premier (me 22 gola, aq sa dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane). /Telegrafi/