Please enter at least 3 characters.

Arsenali dhe Monaco afër marrëveshjes për Shkodran Mustafin

2019/07/mustafi-2.jpg
239:"LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Shkodran Mustafi of Arsenal in action during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on April 21, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Shkodran Mustafi duket se në këtë verë do të largohet nga Arsenali, derisa lidhet me një kalim te Monaco.

Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar te Gunners, ndërsa në këtë verë ka zgjuar interesimin e skuadrës franceze.

Sipas L’Equipes, Monaco ka bërë kontaktet e para me Arsenalin rreth mundësisë së transferimit të Shkodran Mustafit.

Shkodran Mustafi (Foto: Getty Images/Guliver)

Skuadra londineze thuhet se kërkon 30 milionë euro nga shitja e mbrojtësit shqiptar me pasaportë gjermane, derisa skuadra nga Ligue 1 tani do të vendos nëse do të bëjë një ofertë më të ulët.

Mustafit  u transferua te Arsenali në verën e vitit 2016, ndërsa ishte treguar vendimtar në shumë ndeshje për Topçinjtë, por sezoni i kaluar nuk ishte në anën e tij.

Mediumi francez raporton më tej se marrëveshja në mes të dyja klubeve pritet që të kompletohet në këtë javë për mbrojtësin 27-vjeçar. /Telegrafi/