Arsenali dhe Barcelona tek pas një viti do të tentojnë për Nico Williamsin
24/08/2024
Athletic Bilbao nuk do të lejojë që Nico Williams të largohet në këtë afat kalimtar të La Ligës që mbyllet më 30 gusht, por Arsenali dhe Barcelona do të tentojnë edhe në verën e ardhshme. Reprezentuesi spanjoll ka qenë në qendër të një beteje gjatë verës me skuadrën e tij aktuale që kundërshtonte përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me të, duke bërë që edhe marrëdhëniet mes klubeve të mos jenë si më parë.Williams nuk do të lejohet të largohet as në janar dhe klubet e interesuara duhet të presin verën e ardhshme.


