Please enter at least 3 characters.

Arsenali befasohet në shtëpi nga Crystal Palace dhe vështirëson kualifikimin në Ligën e Kampionëve

2019/04/Crystal-Palace-Arsenal.jpg
332:"LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Christian Benteke of Crystal Palace (obscured) celebrates after scoring his team's first goal with Scott Dann and Cheikhou Kouyate during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on April 21, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me posedim të vendasve, raste nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët gjetën golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Christian Benteke, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0.

Festa e Bentekes pas golit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 pas vetëm dy minutave më anë të Mesut Ozil.

Megjithatë, festa e vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët u përkujdesën të shënojnë dy gola të shpejt dhe ta dyfishojnë epërsinë.

Fillimisht ishte Wilfried Zaha (61'), i cili shënoi për 2-1 pas një gabimi të Shkodran Mustafit, ndërsa James McArthur (69') shënoi për 3-1.

Zaha shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Mustafit (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Arsenali arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 77-të me anë të Pierre-Emerick Aubameyang në 3-2, por edhe përkundër rasteve të shumta ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 66 pikë, ndërsa Crystal Palace e siguron mbijetesën me 42 pikë në vendin e 12-të.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Wolves, ndërsa Crystali e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/

https://twitter.com/viagoalstv32/status/1119997380085129216

https://twitter.com/SwypeSports/status/1120003958674735104

https://twitter.com/ESMSPORTS3/status/1120003183085010945

https://twitter.com/ArseLewi/status/1120003117045747712