Please enter at least 3 characters.

Arsenal fiton minimalisht ndaj Leeds, kalon në raundin tjetër të FA Kupës

2020/01/GettyImages-1197925998.jpg
297:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 06: Ezgjan Alioski of Leeds United clears the ball under pressure from Granit Xhaka of Arsenal during the FA Cup Third Round match between Arsenal FC and Leeds United at the Emirates Stadium on January 06, 2020 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka fituar ndaj Leeds me rezultat 1-0 në një ndeshje të barabartë ku edhe mysafirët kishin rastet e tyre.

Dy rastet e para i kishte Leeds me Patrick Bamford  dhe Jack Harrison, por që nuk arritën të shënonin.

Edhe shqiptari Egzijan Alioski kishte dy raste, por as ai nuk e gjeti rrjetën.

Pamje nga ndeshja (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Arsenali në pjesën e parë nuk kishte shumë nga loja, por në të dytën u treguan më këmbëngulës.

Alexandre Lacazette kishte dy raste të mira para se të vinte goli.

Në minutën e 55-të ishte Reiss Nelson që shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur të lojtarëve të Arsenalit.

Reiss Nelson duke shënuar golin e fitores. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Deri në fund më nuk kishte gola dhe Arsenali e siguroi fitoren që ia mundëson kalimin në raundin tjetër, ku do të takohet me Bournemouth. /Telegrafi/  

https://twitter.com/TheGunnerNation/status/1214296172107571200