Please enter at least 3 characters.

Arsenal 1-0 Newcastle, nota e Xhakës dhe të tjerëve (Foto)

2017/12/Xhaka.jpg
130:" during the Premier League match between Arsenal and Newcastle United at Emirates Stadium on December 16, 2017 in London, England.
13:"Julian Finney

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle United me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Ligës Premier.

Topçinjtë janë kthyer të fitoret në Ligën Premier pas dy barazimeve dhe kjo fitore i motivon për takimin derbi të javës së ardhshme ndaj Liverpoolit.

Goli i vetëm në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit u shënua nga mesfushori gjerman me tipare sulmuese, Mesut Ozil, i cili shënoi një supergol në minutën e 23-të.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Ozil, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa nota më e ulët ishte 6.2 dhe shkoi për mesfushorin e mysafirëve, Jacob Murphy.

Në këtë takim për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje solide dhe u notua me 6.8. /Telegrafi/Arsenal:

Newcastle: